Një nga gjërat më të mira për borën është se fëmijët mund të luajnë me të. Por nxënësit në një shkollë janë ndaluar që ta prekin atë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për drejtorin Ges Smith në shkollën e komunitetit Jo Richardson në lindje të Londrës, i cili e ka marrë një vendim të tillë.
Ai tha se rregulli i ri është futur “për arsye shëndetësore dhe të sigurisë”.
Duke folur për mediat britanika ai ka thënë: “Problemi është se një nxënës, merr pak zhavorr, një gur bashkë me borën dhe ia hedh tjetrit në sy, dhe pastaj ndryshon gjithçka”.
“Rregullat janë të mos prekni borën. Nëse nuk prekni borën, nuk mund ta hidhni atë”.
Ai shtoi se bora gjithashtu i bën fëmijët të lagësht dhe të ftohtë.
Një vendim i tillë ka ardhur si rezultat i motit të ftohtë që ka kapluar Britaninë e Madhe, që ka rezultuar edhe me reshje të mëdha të borës. /Telegrafi/