Akrobati polak që mbetet i paemëruar, ka bërë qëndrimin në duar mbi Humber Bridge, që është ura më e lartë në Britani të Madhe me 152 metra lartësi.
Këtë aventurë ai e ka filmuar në tërësi, prej se është nisur në mes të natës, derisa ka arritur në Kingston afër Hull, dhe është ngjitur nëpër shtyllën vertikale, transmeton Telegrafi. Përfshirë edhe pirjen e një çaji të gjelbër.
Videoja është parë mbi 75 mijë herë, brenda një kohe të shkurtër, ndërsa u pëlqye në masë të madhe prej adhuruesve të këtyre lëvizjeve akrobatike.
Pas minutës së shtatë, mund të shihni se si qëndron ai në duar, teksa poshtë shihen veturat teksa lëvizin mbi urë. /Telegrafi/