Doli në takim e zhveshur, me trupin e vizatuar – ai nuk e vërejti as kur nisi të binte shi (Video)

E publikuar: 27/02/2018 07:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Joy Jewell nga Shtetet e Bashkuara, doli në takim tërësisht e zhveshur, trupin e vizatuar sikur të ketë rrobe. Për çudi, i riu që kishte pranë nuk vërejti asgjë.

Madje, as kur disa fëmijë thoshin se ajo e ka trupin e lyer me ngjyrë, apo kur dolën përjashta dhe nisi të binte shi, transmeton Telegrafi.

“Deri në momentin që ngjyra më rrodhi prej trupit, ai nuk besonte çfarë i shihnin sytë”, ka thënë Jewell.

Me këtë rast, ajo ka dashur të shihte se si reagojnë meshkujt dhe ku është vëmendja e tyre, kur dalin në takim me dikë që e kanë njohur përmes internetit.

Më poshtë mund të shihni ngjarjen e plotë, të modeles që është vizatuar për dy orë nga Jen Seidel, të njohur për instalacione të tilla. /Telegrafi/