Stuhia e fuqishme i dërgoi në ishullin e pabanuar, i shpëtoi ‘ndihma’ që e shkruan në rërë (Foto)

E publikuar: 21/02/2018 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëshortët që përfunduan në një ishull të pabanuar, shkaku i stuhive të fuqishme, shpëtuan pasi që fjalën ‘ndihmë’ që e shkruan në rërë, e pa ekuipazhi i një helikopteri.

Ata kishin qenë duke peshkuar në ishullin Percy, që ndodhet në brigjet e Queensland të Australisë, transmeton Telegrafi.

Përkeqësimi i motit, bëri që ata të largohen prej aty, por ishte shumë vonë. Barka me të cilën lundronin është dëmtuar në masë të madhe nga stuhia, por ka mjaftuar që t’i dërgonte në breg.

Hapësira ku kaluan natën

Për fat të mirë ata kanë pasur me vete pak ushqim, ndërsa nuk janë sulmuar nga ndonjë kafshë, megjithëse kaluan natën në qiell të hapur.

Helikopteri që kaloi në atë zonë gjatë mesditës, ka dërguar alarmin në bazën më të afërt për shpëtim.

Pos disa gërvishtjeve, ata nuk kanë pësuar ndonjë lëndim trupor dhe u lëshuan menjëherë nga qendra spitalore. /Telegrafi