Një çift ka transformuar tërësisht shtëpitë e tyre me shtatë dhoma gjumi në vetëm gjashtë muaj – dhe ka shpenzuar vetëm rreth njëmijë dollarë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Richard dhe Taylor Howells të cilët e dinin se prona ishte shtëpia e tyre e ëndrrave – por e dinin se do të duhej dekada për të ndryshuar atë në një shtëpi të duhur.
Çifti e përshkroi shtëpinë në Ystalyfera, Uells, si plot rrëmujë dhe të papastër.
Por ata ishin të vendosur se së shpejti do të ishte e banueshme dhe brenda gjashtë muajve kanë transformuar tërësisht pronën duke blerë gjithçka që u nevojitën në internet.
Kështu Richard dhe Taylor kanë kursyer goxha para duke përdorur mënyrën e një blerje të tillë, në webfaqe ku mund të gjesh gjëra – kryesisht të përdorura – me çmim shumë të lirë, por edhe gratis.
Taylor i tha mediave: “Kur bleva shtëpinë në Luginën e Swansea, ajo kishte nevojë për shumë punë, ishte diçka sikurse nga një film horror”. /Telegrafi/