Është vështirë të mbahet përqendrimi dhe të numërohen gazelat që ndodhen në këtë grup – pasi këtë e bëjnë pothuajse të pamundur, ngjyrat e lëkurë së trupit të tyre.
Imazhi që përmban mashtrimin optik, të njohur si autostereogram, bën që syri t’i shikojë imazhet 2D sikur të ishin 3D, transmeton Telegrafi.
Ed Raubenheimer është fotografi amator, që e ka shkrepur imazhin në Botswana të Afrikës së Jugut, i cili edhe e shpërndau te miqtë, ndërsa kishte një pyetje të vetme për ta. “Më janë dobësuar sytë, apo nuk po mund të i numëroj sa janë”, ka qenë pyetja që shtroi.
Shumë shikues provuan të japin numrin e gazelave, që ndodhen në imazh, por vetëm pak e kishin shifrën e saktë.
Po që se jeni në mesin e atyre, që i keni numëruar dhe prisnin ta konfirmoni rezultatin, numri i saktë është 69 gazela. /Telegrafi/