Japonezët shkojnë edhe një hap para, ndërtojnë rrokaqiellin më të lartë prej drurit në botë (Foto)

E publikuar: 15/02/2018 20:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arkitektët japonezë kanë zbuluar planet për rrokaqiellin më të lartë prej drurit në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për kullën prej 350 metrash lartësi, me dyqane, banesa, zyra dhe hotele, e cila do të bëhet ndërtesa më e lartë në Japoni kur të përfundohet në vitin 2041.

E vendosur në qendër të Tokios, struktura prej 5,9 miliardë dollarësh është të kthejë kryeqytetin japonez në një qytet miqësor për mjedisin dhe të ndihmojë “ta transformojë qytetin në një pyll”, kanë thënë arkitektët e planit.

Projektet për strukturën u hartuan nga firma arkitekturore me bazë në Tokio, Nikken Sikkei, por ndërtesa do të ndërtohet nga Grupi Sumitomo, një nga konglomeratet më të mëdha të biznesit në Japoni.

Aktualisht i referuar si Projekti W350, i quajtur sipas lartësisë së tij, nuk është e qartë se cilët drunj ose pyje janë zgjedhur si material ndërtimor.

Kulla ka 70 nivele mbi tokë dhe është bërë nga një kombinim i drurit dhe çelikut, me më shumë se 6.5 milionë metra kub të drurit që përbëjnë 90 për qind të materialit ndërtimor.

Planet e Nikken Sekkei përshkruajnë një strukturë të tubave të mbështjellë që është në gjendje të përballojë erërat e forta, si dhe tërmetet e shpeshta të Japonisë.

Përveç zyrave, hoteleve, dyqaneve dhe njësive të banimit, kulla e kompletuar do të ketë një çati kopsht, ballkone të mbuluara me gjelbërim, fontana dhe hapësira të mëdha të brendshme të mbushura me dritë natyrore.

Brock Commons Tallwood House, një kullë e akomodimit studentor, e hapur në Universitetin e British Columbia në Vancouver, Kanada, vjeshtën e kaluar, mban rekordin e tanishëm për ndërtesën më të lartë në botë kryesisht prej druri. /Telegrafi/