Doli për vrapim në plazh në orët e para të mëngjesit, i riu hasi në gjarprin më vdekjeprurës (Video)

E publikuar: 13/02/2018 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vrapimi në plazh në orët e para të mëngjesit derisa lind dielli, tingëllon si një ditë e përkryer gjatë një fundjave.

Por për një adoleshent në Afrikë të Jugut vrapimi në mëngjes për pak sa nuk i mori jetën, kur hasi në njërin nga gjarpërinjtë më vdekjeprurës, transmeton Telegrafi.

Videoja e filmuar në Scottburgh të Afrikës së Jugut, shfaq të riun duke e kapur me duar gjarprin tri metra në rërë, pasi frikësohej se mund ta pësoj dikush tjetër.

Ai më pas i ka telefonuar ekipeve kompetente të cilët e larguan nga plazhi, dhe e dërguan në një “strehimore” të gjarpërinjve.

Gjarpri “mamba e zezë” konsiderohet si gjarpri më i rrezikshëm në Afrikë, ku kafshimi i tij njihet si “puthja e vdekjes”. /Telegrafi/