Shtëpi në formë veze që prodhon rrymë dhe mund të transportohet lehtë me helikopter (Foto)

E publikuar: 13/02/2018 04:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo është një shtëpi e vogël në formë veze që gjeneron rrymë, dhe madje është shumë e lehtë sa që mund të transportohet pa kurrfarë problemi me helikopter.

Shtëpia e njohur me emrin “Ekokapsula”, ka 8.5 metra katrorë dhe është vepër e dizajnerëve sllovak, dhe mund të ketë kushdo që i ka 72 mijë funte, transmeton Telegrafi.

Projektuesit e këtyre shtëpive thonë se ajo mund të akomodoj dy persona, pasi që brenda saj ka kuzhinë, tualet me ujë të nxehtë dhe dhomë gjumi.

Korniza e saj është e ndërtuar nga alumini dhe fibër karboni dhe posedon panele solare që gjenerojnë nga 750 deri në 880 vat.

Ndërkaq sa i përket furnizimit më ujë, shiu që bie në kulmin e saj filtrohet dhe bëhet i pijshëm. /Telegrafi/