Një çift ndërtoi një shtëpi të re në garazhin e tyre, pastaj e fshehën atë pas një dere të rreme për të shmangur rregullat e planifikimit urban.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Reeta Herzallah dhe Hamdi Almasri të cilët kryen punën e paautorizuar pas shtëpisë së tyre në Enderby, Leicester.
Dhe kanë qenë fqinjët e tyre ata që kanë raportuar, pasi kanë vënë re se brenda një oborri po kryheshin disa punë të paautorizuara.
Siç thuhet më tej, kanë qenë autoritetet ato që kanë gjetur se çifti kishte kthyer garazhin e tyre në hapësirë shtesë të jetesës, vendosën një gardh që bllokoi një vend parkimi dhe krijoi një rrugë hyrjeje të paautorizuar në një rrugë. /Telegrafi/