26-vjeçari: Nuk e mendoj motrën si të familjes, dua të fle me të

E publikuar: 11/02/2018 16:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i ri i ka shkruar psikologes të “The Sun” se nuk e mendon motrën e saj si pjesë e familjes, dhe se ka dëshirë të kryej marrëdhënie me të.

Ai ka treguar se janë rritur në shtëpi të ndryshme, pasi prindërit e tyre janë të divorcuar.

Ja çfarë i shkruan psikologes:

Ajo jeton me mamin, ndërsa unë me babanë në një shtet tjetër. Por çdo verë, prindërit organizoheshin që ne të kalonim disa ditë bashkë.

Kur ajo ishte 14 vjeçe, unë isha 16, prekëm njërin-tjetrin e bëmë seks. Nuk e kam harruar asnjëherë.

Tani unë jam 26 dhe ajo 24 vjeçe. Pas asaj kohe, kemi bërë edhe disa herë të tjera. Gjithmonë kemi qëndruar në kontakt dhe i kemi thënë njëri-tjetrit se duhemi. Nuk ndjej dashuri si vëlla, por dashuri si për një partnere.

Është e çuditshme dhe ndihem shumë keq.

Përgjigja e psikologes:

Ju të dy jeni rritur të ndarë nga njëri-tjetri, kështu incesti midis vëllait dhe motrës mund të ndodh, por seksi mes jush është kundër ligjit.

Ajo çfarë ju të dy keni bërë kur ishit të vegjël ka qenë eksplorim, por tani që jeni rritur nuk duhet të ndodh më.