Medalja e artë Olimpike ‘Pyeongchang 2018’ kushton rreth 600 dollarë

E publikuar: 11/02/2018 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Momenti që një sportist merr një medalje Olimpike është gjithmonë i veçantë. Shumica prej nesh nuk ndalen kurrë të mendojnë shumë për ato medalje, sepse gjasat që ne ndonjëherë të shohim një person janë mjaft të ulëta dhe mundësia e arritjes së një të tillë është edhe më e vogël. Por nëse filloni të mendoni për vetë medaljet, ndoshta do të pyesni veten se sa me të vërtet ka vlerë medalja e artë Olimpike 2018?

Sipas NASDAQ, përcjell Telegrafi, kjo medalje me gjasë ka vlerë rreth 600 dollarë. Për shkak të faktit se medalja e artë është bërë kryesisht prej agjenti, vlen shumë më pak se sa mund të mendoni. NASDAQ njoftoi se “vlera aktuale e kombinuar e arit dhe argjendit në një medalje të artë të Lojërave Olimpike ‘Pyeongchang 2018’, ka vlerë rreth 577.41 dollarë”.

Sasia e hollë e argjendit i jep medaljes njëfarë vlere monetare, por entuziazmi që fiton kur je një kampion Olimpik është dukshëm më i madh.

Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara për atletët që fitojnë medalje të artë në Lojërat Olimpike ‘Pyeongchang 2018’ do t’i paguaj me 37,500 dollarë, 22,500 dollarë për medalistët e argjend dhe 15 mijë dollarë për ata të bronztë.

Vende të tjera paguajnë shumë më shumë se Shtetet e Bashkuara, kur atletët e tyre e arrijnë këtë. Për shembull në Olimpiadën e vitit 2016, një atlet i Singaporit që fitoi medaljen e arit u dha 753 mijë dollarë nga vendi i tij. Megjithatë, vendi ka fituar vetëm pesë medalje të arta gjatë gjithë mandatit të saj në lojëra olimpike. /Telegrafi/