Një zhytës e ka mbajtur për hunde një peshkaqen që peshon 300 kilogramë dhe e detyroi të rrotullohet – teksa ishte i rrethuar me gjallesa tjera të rrezikshme.
Videoja e postuar në Instagram, ka mahnitur shikuesit dhe u shpërnda me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
“Luan me të sikur të ishte kukull, kafshimi tij do ta shqyente në sekonda” ka qenë një prej komenteve të shumta.
Pasi të ketë bërë këtë ‘vallëzim’, peshkaqeni është larguar nga zhytësi pa shkaktuar ndonjë sulm. /Telegrafi/