Imituesit e presidentit amerikan Donald Trump dhe diktatorit koreanoverior Kim Jong Un morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore në Korenë e Jugut, në një thirrje për paqe mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për të dy imituesit që u vunë re në ceremonitë e hapjes, me “Trump-in” që mbante një kapelë “USA”.
Trump and Kim Jong Un (impersonators) meet at the Olympics! Hilarious. #VPinASIA pic.twitter.com/jf9rCQUsTK
— Josh Rogin (@joshrogin) February 9, 2018
Imituesi i Kim ka thënë për mediat e huaja se të dy burrat vendosën të paraqiten së bashku në Seul “për t’i treguar botës, se kjo është ajo si paqja mund të duket sikur dy udhëheqësit të bashkoheshin”.
Trump and Kim impersonators at the opening ceremonies pic.twitter.com/tsoqwOExLU
— Zeke Miller (@ZekeJMiller) February 9, 2018
“Pra, le të fillojmë të flasim dhe të ndalemi me të gjitha raketat dhe çdo gjë tjetër”, tha imituesi. “Ne duam paqe, të gjithë dëshirojnë paqe, askush nuk dëshiron luftë”. /Telegrafi/