Autoritet doganore në Indonezi, ndaluan ngarkesën me 24 kafka njerëzish që transportoheshin me anije nga ishulli Bali për në Holandë.
Në përshkrim thuhej se ishin punuar me dorë prej materialeve sintetike, por ekzaminimi tregoi se u përkasin njerëzve, transmeton Telegrafi.
Qendra e Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore Balineze, është duke bërë hulumtime për të vërtetuar prejardhjen e tyre, ndërsa besohet se janë nga ishujt Papua ose Borneo.
Në këta ishuj kanë jetuar populli Dayak, të cilët ishin të njohur si ‘gjahtarë të kokave’ dhe konservonin kafkat, me besimin se koka ishte burim i jetës.
Ende nuk ka të arrestuar, ndërsa nuk bëhet e ditur se kush do t’i pranonte, apo për çfarë qëllimi. /Telegrafi/