Blerja më e madhe në historinë e teknologjisë dështoi edhe njëherë tjetër. Bordi drejtues i Qualcomm doli me një deklaratë ditën e Enjte duke thënë se refuzonin ofertën 121 miliardë dollarëshe të prodhuesit të çipeve.
Deklaratë thotë se oferta e cila vlerëson me 82 dollarë aksionet e Qualcomm është refuzuar në mënyrë unanime.
Broadcom rishikoi ofertën e parë ditën e Hëne duke rritur vlerën për aksion nga 70 dollarë në 82 dollarë. Por Qualcomm këmbëngul se ende po nënvlerësohet me ofertën 121 miliard dollarëshe.
Bordi drejtues i Qualcomm në një letër drejtuar Broadcom thoshte se oferta e tyre nuk përfshinte blerjen e NXP nga Qualcomm e as mundësitë e arta që pritet të sjellë 5G-ja.
Me fjalë tjera Qualcomm beson se vlen më shumë sesa 121 miliardë dollarë jo vetëm në lënien në harresë së NXP-së por edhe aftësinë e Qualcomm për të shkëlqyer në prodhimin e teknologjisë 5G, teknologji e cila do të nisë revolucionin e internetit të gjërave.
Aksionerët e Qualcomm do të votojnë më 6 Mars nëse duan të zëvendësojnë bordin drejtues me të nominuarit e Broadcom.
Edhe sikur Qualcomm të aprovonte marrëveshjen, fjala e fundit u përket autoriteteve rregullatore nëse duan të lejojnë formimin e një superfuqie të tillë. /PCWorld Albanian