Një grup hulumtuesish kanë arritur të gjejnë mbi 60 mijë pjesë të rrënojave të qytetit të fshehur Maya në Guatemalë.
Arkeologët kanë përdorur teknologjinë më të fundit laserike gjatë zbulimit të shtëpive, pallateve dhe rrugëve në një xhungël të dendur, transmeton Telegrafi.
Sipas rezultateve të hulumtimit është konstatuar se kjo zonë ishte “shtëpia” e miliona njerëzve të Maya që kishin jetuar shumë më herët sesa që ishte menduar.
Fal avancimit të teknologjisë, hulumtuesit kanë arritur të krijojnë hartë digjitale të pjesës sipërfaqësore të kësaj xhungle prej 2.100 kilometrave katrorë.
Rezultat e hulumtimit që janë fituar falë përdorimit të teknologjisë revolucionare “lidar”, tregojnë se si Amerika Qendrore ka qenë qendër e civilizimit para Greqisë dhe Kinës. /Telegrafi/