Një video amatore shfaq momentin rrëqethës, kur një grua pothuajse e zhveshur lakuriq rrahet brutalisht nga gruaja e të dashurit të saj, e cila i zë në shtrat në shtëpinë e çiftit.
Gruaja e nervozuar nga Guangxi Zhuang në pjesën jugore të Kinës dyshonte prej kohës që burri po e tradhtonte me tjetrën, por ajo çfarë e nervozoi më shumë është fakti që të dashurën e kishte dërguar në shtëpinë e tyre që e ndajnë së bashku, transmeton Telegrafi.
Pasi i telefonoi familjarëve dhe miqve, kjo grua e nervozuar ishte futur në dhomën e gjumit, ku edhe kishte zënë burrin me tjetrën në shtrat.
Dhe duket se ky ishte kulmi, kështu ajo së bashku me familjarët filluan ta godasin pamëshirshëm “rivalen”, por edhe burrin që ishte pothuajse lakuriq.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ata i filmuan gjatë gjithë kohës me qëllim që t’i poshtojnë publikisht, ndërsa familjarët e saj godisnin me grushta e shqelma të dashurën e burrit të saj i cili gjithashtu nuk i shpëtoi grushtave.
Nuk dihet se çfarë ka ndodhur pas kësaj videoje të filmuar, por një gjë është e sigurt se “rivalja” e saj ka pësuar lëndime serioze pa shumë grushtave dhe shqelmave që i ka pranuar.