Superhëna “e gjakut blu” dhuron spektakël në Azi dhe Amerikë (Foto)

E publikuar: 01/02/2018 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shikuesit e qiellit në të gjithë botën vështruan këtë të mërkurë një konvergjencë të rrallë qiellore të quajtur “Superhëna e gjakut blu”.

Ngjarja kozmike – një kombinim i eklipsit hënor, hënë e gjakut dhe hëna super – ishte e dukshme në hemisferën perëndimore për herë të parë në 152 vjet.

Njerëzit në Australi, Azi dhe pjesë të Rusisë panë një shkëlqim hënor trefish më të madh se i zakonshmi gjatë lindjes së diellit më 31 janar, ndërsa shfaqja nisi në Amerikën e Veriut në orën 5:51 të paradites.

NASA parashikoi se vendet më të mira për të parë të gjithë shfaqjen qiellore ishin Kalifornia dhe Kanadaja perëndimore.

“Superhëna e gjakut blu” nuk ishte e dukshme në Evropën Perëndimore, Afrikë dhe Amerikën e Jugut.

Fenomeni i një “superhëne” ndodh kur një hënë e plotë bie në të njëjtën kohë si perigja e saj, e cila është pika më e afërt e orbitës së hënës me Tokën.

Kjo e bën hënën më të madhe dhe më të ndritshme me 14%, sipas NASA-s.

Superhëna e parë për vitin 2018 u pa në ditën e Vitit të Ri. Sipas idiomave popullore, hënat blu janë të rralla. /gsh/