Për flokë të shëndosha mund të fitoni dy deri në pesë paga mesatare mujore në Kubë. Sa herë që Dalila Hernandez Rodriguez dilte nga shtëpia, prindërit e paralajmëronin që të ketë kujdes për flokët.
Qysh sa ishte e vogël mundoheshin ta bindin që t’i shet flokët, por ajo vazhdimisht i refuzonte të gjithë personat që i afroheshin, transmeton Telegrafi.
Por, kur iu rritën flokët në atë masë që mund të ulej mbi ato, prindërit e saj filluan të brengosen shumë për të. Në Havana të Kubës qarkullonin thashetheme për disa persona që vidhnin flokë.
Kjo histori e detyroi atë që të shkoj në një sallon ondulimi dhe t’i dhurojë flokët. Ata për flokë i dhanë 140 dollarë, që i bie sa 5 paga në Kubë. Në këtë sallon të ondulimit i kaloi tri orë duke i prerë flokët. Ndërsa, frizeri befasohej me faktin që ajo kurrë nuk i kishte lyer.
Sipas Selia Mendozës që është blerëse e rregullt e flokëve, dikur ishte shumë më lehtë të sigurohen flokët në Kubë. E gjitha çfarë nevojitej ishte leja e nënës së ndonjë vajze, që pajtohet t’i prehen flokët.
Por tani është shumë më vështirë, pasi njerëzit kanë filluar të kuptojnë vlerën e flokëve, dhe për këtë angazhohen persona të caktuar që kërkojnë vajza që pajtohen t’i shesin flokët nëpër Kubë.
Ka raste kur me ditë të tëra nuk gjejnë as edhe një vajzë, por edhe kur e gjejnë dikë kërkojnë që t’i ketë flokët e shëndosha. Për flokë të shëndosha paguhen shuma deri në 82 dollarë.
Përvojë të ngjashme ka edhe Beleca Latina që ka një sallon ondulimi në Havana, kurse flokët ua shet këngëtarëve lokalë, aktoreve dhe të pasurve, por edhe të huajve që vlerësojnë shumë flokët natyrale. Në sallonin e saj ekzistojnë mijëra bishtalecë të flokëve, kurse çmimi i tyre sillet nga 150 deri në 400 dollarë. /Telegrafi/