Nga jashtë, është një vilë e vjetër në zemër të një fshati turistik. Pra, nuk është për t’u habitur që një agjenci pasurish u përmbyt me thirrje kur reklamoi këtë pronë të shekullit të 16-të, për vetëm 22,000 euro.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, blerësit e mundshëm mezi pritën tu kthehej përgjigja kur e panë shtëpinë gurore në Belford, Northumberland.
Por, ajo shtëpi nuk ishte ashtu siç dukej në shikim të parë – ajo kishte nevojë për shumë investime.
Chris Tague, menaxher i shitjeve në agjentin e pasurive kombëtare Residential, tha: “Ju nuk do të vini re nga jashtë, por sapo të hapni derën e përparme, do ta keni të qartë se aty ka nevojë për shumë punë dhe investime”.
“Mendoj se është lënë pas dore gjatë dekadës së fundit dhe është një projekt i madh për ta kthyer atë në një vilë komode dhe mikpritëse të ëndrrave të të gjithëve”.
Prona e karakterizuar ndodhet në zemër të Belford, afër bregut mahnitës Northumbrian dhe vetëm një udhëtim i shkurtër të shpie tek Kalaja Bamburgh, ku pronat mesatarisht shiten për 400 mijë funte.
“Shtëpia ka nevojë për një kuzhinë të re, banjo dhe ka një vrimë në çati që do të duhet të riparohet. Pjesë të dysheme gjithashtu duhet të zëvendësohen, dhe do të kërkojë suvatim në të gjitha muret. Por në fund të kësaj, kushdo që vë dorë mbi këtë, mund të ketë një vilë në një fshat të vendit historik”.
Siç thuhet më tej, prona u ble për herë të fundit në vitet 1960. Por pronari aktual u largua 10 vjet më parë për shkak të shëndetit të dobët.
Gjithsesi, Tague ka thënë se vila ka tërhequr tashmë shumë interes nga e gjithë vendi – dhe madje edhe nga vende të largëta si Dubai. /Telegrafi/