Eric Paulos që është profesor në një universitet të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, ka thyer laptopin para studentëve, si pjesë e demonstrimit se duhet të mendojnë jashtë kornizave.
Ky veprim i pazakontë që bëri gjatë ligjëratës “Arritjet Kritike”, doli i suksesshëm pasi tërë vëmendja ishte te ai dhe materia që ligjëroi u kuptua nga të gjithë, transmeton Telegrafi.
“Qëllimi im ishte të tregoja për gjërat e pa pritshme, veprimet tona duhet të lënë përshtypje, që do kanalizoheshin vetëm në mënyrë pozitive”, ka thënë mes tjerash Paulos.
Më poshtë mund të shihni reagimin e studentëve, kur kompjuteri u shpërnda i thyer në dysheme. /Telegrafi/