Fosilet e një dinozauri që ka jetuar në shkretëtirën e Saharasë para 80 milionë vjetësh është gjetur së fundi nga ekip i shkencëtarëve.
Gjetjet e fosilit të titanozaurit janë gjetur në bregdetin e Egjiptit.
Studiuesit thonë se kanë të bëjnë me një lloj dinozauri me qafë të gjatë dhe me katër këmbë.
Titanozuari ka jetuar në periudhën Cretaceous të dinozaurëve dhe ishte i gjatë 10 metra dhe peshonte 5.5 tonë, transmeton KosovaPress.
Pjesët e skeletit përfshijnë pjesë të kafkës, nofullën e poshtme, qafën, shpatullat e pasme, brinjët.
Shkencëtarët thonë se dinozauri është një gjetje e madhe.
Fosilet e dinozaurëve nga periudha e vonshme Cretaceous janë të rralla. /kp/Telegrafi/