Familja Welde ndajnë shtëpinë e tyre me hiq më pak se 14 arinj. Monica Welde dhe djali i saj Johnny IV kalojnë ditët duke luajtur me arinjtë që peshojnë deri në 500 kilogramë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për familjen e cila është kujdesur deri më tani për lloje të ndryshme të arinjve, që nga ata të thinjur, arinjtë e kaftë, madje edhe arinjtë polar.
Ndonëse kjo është një traditë familjare, ajo ishte rrezikuar vitin e kaluar pasi që burri i Monicas kishte vdekur nga sulmi në zemër.
Nga kjo humbje, dashuria familjare për arinjtë u vu nën pikëpyetje.
Por me ndihmën e një djali, Monica ka arritur të kapërcejë dhembjen dhe vazhdon të kujdeset për kafshët e saj të preferuara.
Familja tani ka 14 arinj, dhe Monika thotë se arinjtë janë më të dashur të njerëzve. Ata thonë se ata kurrë nuk e kanë sulmuar askënd dhe janë krijesa shumë të përulura. /Telegrafi/