OnePlus tha se 40,000 konsumatorë janë prekur nga sulmi kibernetik i cili bëri që kompania të ndalonte pagesat përmes kartave të kreditit javën e kaluar.
Informacioni u bë publik pas një hetimi i cili filloi pas shumë ankesave nga disa konsumatorë të kompanisë.
Raportimet e para erdhën javën e kaluar ndërsa OnePlus zbuloi një skript i cili kishte vjedhur të dhëna të paktën që nga mesi i Nëntorit.
Një zëdhënës i OnePlus tha se 40,000 konsumatorë janë ekspozuar. Si rezultat kompania do të ofrojë falas për një vit shërbimin e monitorimit të kreditit.
Pagesat përmes OnePlus.net duke përdorur kartat e kreditit do të vijojnë të jenë të ndaluara deri hetimi të jetë përfunduar. Aktualisht konsumatorët mund të blejnë duke përdorur PayPal. /PCWorld Albanian