Ky është momenti prekës kur një kalë i cili po ngordhte dhe kishte humbur vetëdijen, shpëtohet në momentet e fundit nga një kalë tjetër, pasi që pronari i tyre u mundua për gjashtë orë ta ngrit në këmbë.
Beatrice ishte gjetur e shtrirë në tokë pavetëdije në stallë pasi kishte dhimbje të mëdha në bark, dhe pasi që ishte shumë e plotë ajo rrezikonte të ngordhte nëse do të qëndronte edhe për shumë kohë e shtrirë në stallë, duke i dëmtuar organet vitale, transmeton Telegrafi.
Pronari i saj Donald MacIntyre dhe gruaja e tij Jane Lipington, ishin munduar për gjashtë orë për ta ngritur në këmbë me ndihmën e gjashtë punëtorëve të fermës së tyre.
Por vetëm disa minuta para se të dorëzohej dhe të ngordhte, asaj i doli në ndihmë një kali tjetër që ishte brenda stallës, duke e ledhatuar dhe kafshuar në flokë, arriti ta kthjell dhe ta ngrit në këmbë.
Fatmirësisht gjithçka kaloi si është më së miri dhe pasi u ngrit në këmbë, ata e dërguan jashtë për ajër të pastër dhe pas vizitës së veterinerit gjendja e saj u përmirësua. /Telegrafi/