Një 21-vjeçar hyri në një dyqan për të blerë një qese të sheqerkave – dhe fitoi 1 milion funte në EuroMillions.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Alex Best, 21 vjeç, i cili ishte duke mbijetuar në pagën minimale që nga largimi nga universiteti në shtator, pas borxhit prej 24,000 funteve.
Si rezultat, ai ka thënë se ka në plan të blejë një shtëpi dhe një veturë luksoze Aston Martin, por ende planifikon të ndjek një karrierë në “prodhimin e zërit”.
Alex, nga Shildon, Qarku Durham, tha: “Unë shpesh nuk blej bileta kështu që ishte fat i pastër kur unë hyra për ato ëmbëlsirat”.
Biletën, siç thuhet më tej, ai e kishte blerë disa orë para se të mbyllej lotaria. /Telegrafi/