Brandon Good nga Alabama e Shteteve të Bashkuara, ka improvizuar një aksident dhe është shtrirë si i lënduar, për të befasuar më pas partneren me propozim martese.
Videoja e postuar më poshtë, tregon momentin kur ai kërcen nga muri i lartë afro katër metra, me biçikletën me një rrotë, ndërsa më pas nxjerrë unazën, transmeton Telegrafi.
“Kjo është paraqitja më e vështirë e jetës sime”, ka thënë ai në fillim, ndërsa më vonë u ngjit sipër dhe provonte rutinën.
Partnerja tij që u shqetësua në masë të madhe dhe përpiqej ta ndihmonte, nisi të qajë lot gëzimi kur pa që ai po qëndron në njërin gju duke i propozuar.
Ajo pranoi dhe u përqafuan, dasma do të zhvillohet gjatë muajit qershor. /Telegrafi/