Një vajze nga Glasgow i ka ndodhur diçka që do t’i ndodhte rrallë kujt, për të mos thënë askujt – djalin të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale, e takon rastësisht në aeroplan.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një vajzë, të quajtur Hannah, ishte duke shkuar drejt Los Anxhelosit, përmes Dublinit.
Derisa ishte në aeroplan, ajo bën një postim në rrjetet sociale bën një postim përmes të cilit tregon se ishte duke udhëtuar për në Los Anxhelos.
Menjëherë pas kësaj, vjen reagimi i djalit, i cili i thotë se edhe ai gjendej në të njëjtin fluturim.
Pas kësaj ata kuptohen se ishin shumë afër njëri-tjetrit dhe vendosin që të bisedonin “live”.
Dhe kjo nuk ishte e tëra. Ata vendosën që të kalojnë bashkë një natë në Dublin.
Gjithsesi, nuk është bërë e ditur nëse ata kanë vendosur që të vazhdojnë edhe më tej. /Telegrafi/