Feston 22 vjetorin e jetesës në kështjellën e rërës së plazhit (Foto)

E publikuar: 22/01/2018 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marcio Mizael Matolias ka jetuar gjysmën e jetës, brenda një kështjelle rëre në një plazh të Rio de Janeiro të Brazilit.

Fqinjët dhe shokët e quajnë “Mbret i Rërës”, beqarin 44-vjeçar që jeton i rrethuar me libra, shkopinj golfi dhe peshkimi, transmeton Telegrafi.

Madje, ai edhe veten e konsideron si monark plazhi, ndërsa i pëlqen të qëndrojë në fron me kurorë në kokë, teksa mban skeptrin në duar.

Për dallim nga monarkët tjerë që kanë shumë shërbyes, ai kujdeset për gjithçka vet, përfshirë rregullimin e shpeshtë të derës, si dhe dëmtimet që ia bën shiu.

“Jam rritur në gjirin e Guanabara që ndodhet në afërsi, ndërsa shumë shpesh qëndroja në plazh. Njerëzit paguajnë qira enorme për shtëpi me pamje nga deti, teksa unë nuk paguaj asgjë dhe kam jetë të mrekullueshme”, ka thënë Matolias.

Megjithëse për 22 vite ka jetuar ëndrrën, nxehtësia e plazhit nganjëherë e mundon dhe shkon për të kaluar natën te miqtë.

“Rëra mbledhë shumë nxehtësi dhe e liron gjatë natës, nuk më lë të fle. Nganjëherë shkoj të kaloj natën diku tjetër, por nuk ndjehem askund rehat si këtu”, është shprehur ai për jetesën e veçantë. /Telegrafi/