Një grua për plot 20 vite kishte mbajtur të njëjtën frizurë, dhe me dashuri të madhe ishte kujdesur për “dredsat” e saj.
Por, një ditë vendosi ta rruaj kokën, kurse reagimi i burrit të saj kur e pa për herë të parë me “frizurë të re” ka habitur të gjithë, transmeton Telegrafi.
Këtë moment e ka filmuar bija e çiftit që e ka shpërndarë videon në rrjetet sociale. Babai i saj po qëndronte me shpinë të kthyer kah dera, dhe pas disa sekonda është futur brenda nëna e saj.
Dhe kur ai e pa për herë të parë gruan e tij pa “drerdsa”, ai mbeti pa fjalë për disa sekonda, por sipas disponimit të tij dukej se po i pëlqente shumë.
Ai iu afrua për ta përqafuar, duke i thënë se është shumë e bukur dhe se po duket si gjithnjë bukur. /Telegrafi/