Decan Andersen nga Danimarka, e ka shëruar dhe e mbajti në shtëpi një ketër, që kishte rënë nga pema kur ishte vetëm një muajsh.
Për çudi, macja shtëpiake e 38-vjeçare i ka qëndruar gjithmonë pranë, ndërsa tani kanë një shoqëri të mirë dhe janë shumë të afërt, transmeton Telegrafi.
“Nuk e kalojnë asnjë moment të ndarë, të gjithë habiten se si shkojnë kaq mirë”, ka thënë Andersen.
Pamjet ku këto kafshë të ndryshme shihen së bashku, janë komentuar sikur të jenë nga filmat e animuar. /Telegrafi/