Hulumtuesit nga Indiana e Shteteve të Bashkuara, kanë krijuar një pajisje të çuditshme të mbështjellë me folie alumini, për të zbuluar bakteret që mund t’i marrin fëmijët teksa zvarriten.
Me anë të këtij roboti, është zbuluar se fëmijët mbledhin 20 herë më shumë infeksione kur janë në dysheme, se sa në hapësira tjera qëndrimi, transmeton Telegrafi.
“Pjesët e ulëta mbledhin më shumë baktere, ndërsa të vegjlit zakonisht marrin frymë me gojë, për pasojë kanalet e frymëmarrjes dhe mushkëritë iu mbushen papastërti”, thuhet në raport.
Simulimi tregoi sasinë enorme të papastërtive të mbledhura, gjë që do të ishin fatale për ata që kanë imunitet më të dobët.
Në anën tjetër pajisja është konsideruar e frikshme, megjithëse tregoi shumë suksese në kryerjen e studimit. /Telegrafi/