Ethereum u rrit me shpejtësi që nga 12 Dhjetori për të goditur ditën e sotme një rekord të ri prej 750 dollarësh.
Monedha e dytë më popullore në botë ka një vlerë tregu prej 67 miliard dollarësh dhe tashmë është në rrugën e duhur për të kapur 1,000 dollarët.
Ndërsa bitcoin arriti në 17,000 dollar, suksesi i ri i Ethereum erdhi nga mbështetja që po gjen.
Një grup bankash Evropiane ku përfshihen UBS, Barclays, Credit Suisse, KBC, do të përdorë blockchainin e Ethereum për të qenë në përputhje me standardet e reja tregtare Evropiane që pritet të hyjnë në fuqi vitin e ardhshme.
Jo vetëm entuziasmi i një lajmi të tillë por edhe të qenurit në vijën e dytë të “sulmit” pas bitcoin kanë ndihmuar rritjen e vlerës së monedhës ditët e fundit.
Një tjetër monedhë kriptografike, Dash, është vetëm 100 dollar larg rekordit prej 1,000 dollarësh. /PCWorld Albanian