Nëse keni qenë përdorues i Imgur në 2014-ën, atëherë rekomandimi ynë është të ndryshoni fjalëkalimin.
Ditën e djeshme sajti i fotografive zbuloi se kishte mësuar rreth një thyerje sigurie në 2014-ën e cila kishte kompromentuar adresat dhe fjalëkalimet e 1.7 milion përdoruesve.
COO i Imgur, Roy Sehgal, konfirmoi se sulmi kishte ndodhur në 2014-ën. Sehgal shpjegoi se Imgur nuk ka kërkuar asnjëherë emra, adresa dhe numra telefoni nga përdoruesit e saj dhe e vetmi informacion i vjedhur janë adreat email dhe fjalëkalimet.
Sipas ZDNet, ishte Troy Hunt dhe shërbimi i tij Have i Been Pwned i cili kishte mësuar rreth sulmit dhe njoftuar Imgur.
Kompania thotë se është duke hetuar incidentin por beson se hakerat kanë arritur të dekodojnë vetëm algoritmin e vjetër të kompanisë. Imgur ka përmirësuar enkriptimin në 2016-ën. /PCWorld Albanian