Ashtu siç kishte premtuar Apple zyrtarisht nisi shitjet e iPhone X në 14 shtete të reja ditën e sotme përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.
Vendet e tjera ku iPhone X do të jetë i disponueshëm janë: Afrika e Jugut, Bosnja, Kamboxhia, Koreja e Jugut, Makau, Maqedonia, Malajzia, Mali i Zi, Serbia, Tajlanda dhe Turqia.
Telekom Albania dhe Vodafone Albania ishin operatorët e parë që filluan shitjet e iPhone X në Shqipëri ndërsa në Kosovë është IPKO.
iPhone X debutoi në Shtator krahas iPhone 8 por shitjet e këtij të fundit kanë qenë të ulëta, kjo sepse përdoruesit kanë pritur iPhone X.
Në vendet ku ka mbërritur iPhone X, raportohet se ka avantazh ndaj iPhone 8 sa i takon shitjeve.
Së fundi Apple raportohet të ketë rritur prodhimin e iPhone X duke tërhequr afatet fillestare të dërgesave nga 5-6 javë në 1-2 javë.
Flagshipi më i fundit i Apple, iPhone X, është një prej shpikjeve më të mëdha të 2017-ës sipas listës së 25 shpikjeve të vitit publikuar nga TIME.
Telefoni i cili doli në shitje më 3 Nëntor, sjell një dizajn radikal në iPhone, një lëvizje e cila nuk është parë që nga 2007-ta kur ka debutuar modeli i parë. /PCWorld Abanian