Kompania e një prej platformave më ë shquar të videove, Vimeo, lajmëroi se nga dita e sotme do të ofrojë mbështetje për përmbajtjet High Dynamic Range (HDR).
Çfarë është HDR-ja? Është një teknikë e përdorur për të rritur kontrastin e ngjyrave dhe ekspozuar hijet ku ngjyra e zezë është më e zezë dhe e bardha më e bardhë.
Kjo teknikë është përdorur për tu dhënë jetë shumë videove dhe tërhequr syrin njerëzor me atë çfarë sheh në realitet.
Ofruesit e përmbajtjeve online si Amazon dhe Netflix kanë mbështetur HDR-në prej kohësh ndërsa Youtube filloi ta ofronte Nëntorin e kaluar.
Vimeo është në të njëjtën kategori me Youtube edhe pse për tu diferencuar ofron një mori mjetesh për krijuesish dhe producentësh.
Vimeo pretendon se mbi 240 milion njerëz shohin përmbajtjet e saj çdo muaj ku 800,000 njerëz përfitojnë nga mjetet krijuese që ofron.
Kompania ka ofruar suport për 4K prej disa vitesh. Çdo përdorues i Vimeo do të mund të realizojnë pamje HDR dhe ti ngarkojë në platformë nga pajisje si iPhone X, iPad Pro apo Apple TV 4K. /PCWorld Albanian