Hulumtues nga disa universitete janë bashkuar për të zhvilluar një tranzistor krejtësisht të ri.
Dizajni i ri radikal do të përdorë grafin në vend të silikonit i cili shfrytëzon më pak energji dhe mund të rezultojë deri në 1,000 herë më i shpejtë sesa tranzistorët aktualë.
Zbulimi i grafinit në 2004-ën shërbeu si një pikënisje për një mori studimesh. Ai kishte disa karakteristika unike siç është përcjellja e elektricitetit deri në 10 herë më mirë sesa bakri i përdorur gjerësisht tek pajisjet elektronike.
Në një temperaturë normale, grafini mund të përcjellë 250 herë më mirë elektricitetin sesa silikoni, një shpejtësi e paparë më parë në një substancë të zbuluar.
Këto zbulime inkurajuan një ekip hulumtuesish nga Universiteti Northwestern, Universiteti i Teksasit në Dallas, Universiti i Illinois dhe Universiteti i Floridas Qendrore të zhvillojnë një tranzistor me grafin.
Studimi i publikuar në Nature Communication arriti në përfundim se tranzistori me grafin funksiononte më mirë sesa tranzistorët e silikonit përdorur sot në kompjuterat tanë.
Ç’janë tranzistorë? Ajo janë qarqe elektrike të cilat përcjellin sinjalet elektrike por edhe elektronike. Të vendosur të bashku, tranzistorët formojnë një portë logjike, bërthama e mikroprocesorëve, të cilat shërbejnë si hyrje dhe dalje – zero ose një.
Në këtë mënyrë mikroprocesorët zgjidhin “problemat” logjike dhe kompjuterike.
Mikroprocesorët e ditëve të sotme me tranzistorë prej silikoni kanë ngelur në frekuenca 3-4 Ghz që nga 2005. Ky kufizim vjen si rezultat i rezistencës së materialit përbërës të tranzistorëve.
Hulumtuesit kanë gjetur një mënyrë për të kaluar këtë limit dhe ai është përdorimi i grafinit.
Tranzistori prej grafini rriti shpejtësinë e mikropocesorëve me 1,000 herë i cili në vetvete konsumon 1/100 e energjisë që konsumon një mirkroprocesor me tranzistorë silikoni. /PCWorld Albanian