iPhone X sapo ka debutuar dhe të gjithë mezi presin ta kenë në duar megjithatë kanë filluar spekulimet për iPhone e 2019-ës.
Sipas Bloomberg, Apple është duke zhvilluar një sensor të ri 3D në pjesën e pasme të telefonit i cili do të përdoret për të përmirësuar aplikacionet dhe shërbimet e realitetit virtual të kompanisë.
Sistemi do të funksionojë përmes lazerave të cilët matin kohën që i duhet reflektimit për tu kthyer dhe krijuar një hartë thellësie.
Megjithatë edhe kamerat aktuale të dyfishta mund të masin thellësinë e imazheve siç ka bërë iPhone 8 Plus apo Google Pixel 2.
Por sistemi i Apple është krijuar për të prodhuar rezultate tejet të sakta. Sipas Bloomberg Apple ka filluar bisedimet me furnizuesit potencial por kompania ende nuk është e sigurtë nëse do të arrijë ta finalizojë në 2019-ën.
Ajo që është e sigurtë është qëndrimi i sensorët të face ID. /PCWorld Albanian