Ngrihen 150 milion dollar Ethereum, shkak një problem në kod

E publikuar: 09/11/2017 23:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 150 milion dollar në monedhën kriptografike Ethereum janë bllokuar përgjithnjë si rezultat i një problemi në kod.

Ky problem fshihej në kodin që përdorte Parity Technologies për të krijuar portofolet dixhitale që mbanin monedhat virtuale Ether.

Nëse ky problem do të ishte zbuluar nga një haker, ai do të kishte në posedim qindra portofole dixhitale.

Megjithatë kur një person i paidentifikuar ishte përpjekur për të eleminuar gabimin e tyre, gabimisht kanë bllokuar qasjen në portofolet dixhitale edhe për vetë pronarët e tyre.

Në një qëndrim zyrtar, Parity Technologies tha se të gjithë portofolet e krijuar pas datës 20 Korrik preken nga ky gabim.

Kompania ofroi një uebsajt kur pronarët e portofolëve mund të kontrollonin nëse portofolët e tyre janë prekur.

Parity tha se ishin duke analizuar çdo implikim të mundshëm në të ardhmen si dhe një zgjidhje.

Nuk dihet nëse kompania ka rifituar aksesin në portofolët kjo sepse personi ka përdorur një funksion i cili ka vrarë kodin esencial për rikthimin e portofolëve.

Sa janë ether është bllokuar? Shumica thonë se bëhet fjalë për 150 milion dollar por ka zëra se kjo shifër është 300 milion dollar. Aktualisht një ether këmbehet me 314 dollar. /PCWorld Albanian