Google lajmëroi ditën e sotme se do të publikojë një veçori të re në Google Search dhe Maps me të cilën përdoruesit mund të mësojnë kohët e pritjes në restorante.
Ajo vjen si opsion ekstra si një veçorie aktuale në Google e cila tregonte oraret e pikut për bizneset por këtë herë ata që duan të hanë diçka jashtë mund të kujdesen që të bëjnë zgjedhjen e duhur.
Google do të përfshijë një kuti informacioni kur përdoruesit klikojnë në një orar të caktuar në të dhënat e restorantit.
Kutia tregon disponueshmërinë me etiketat “busy,” “usually busy.” “usually not busy” etj shoqëruar nga orari i pritjes.
Ngjitur me oraret e pikut, gjendet një seksion i cili ndihmon përdoruesit të planifikojnë vizitën e tyre duke ofruar informacion rreth pritjes gjatë orëve të pikut dhe kohës që shpenzojnë zakonisht përdoruesit.
Veçoria është fillimisht e disponueshme në të gjithë restorantet në mbarë botën përmes Google Search.
Sipas kompanisë opsioni lançohet sot dhe është i disponueshëm në platformat desktop dhe mobile. /PCWorld Albanian