Ndërfaqja më e fundit e Xiaomi, MIUI 9, u prezantua në Korrik dhe që atëherë është ofruar përmes versioneve beta.
Softueri i ri sjell hapje më të shpejtë të aplikacioneve, një modalitet “split-screen” si dhe disa veçori aktualisht ekskluzive për Kinën.
Të Shtunën kompania njoftoi debutimin global të MIUI 9. Sipas Xiaomi përditësimi do të dërgohet në disa faza disa prej të cilave finalizohen këtë vit.
E para e tyre do të përfshijë Redmi Note 4, Mi Max 2 dhe Mi MIX 2 dhe nis brenda pak ditësh. Ja axhenda e Xiaomi me MIUI 9:
Faza e dytë:
Pajisjet: Redmi Y1, Redmi Y1 Lite, Redmi 4, Mi 5, Mi Max
Data: Nga mesi i Nëntorit
Faza e tretë:
Pajisjet: Pjesa tjetër e pajisjeve
Data: Në fillim të Dhjetorit
Xiaomi do të përditësoj të gjithë telefonët e saj që nga 2012-ta në MIUI 9. Nëse keni ndonjë prej këtyre telefonëve, atëherë kërkoni për njoftimin e përditësimit. /PCWorld Albanian