WhatTheFont është Shazam-i i identifikimit të llojit të tekstit dhe njëkohësisht ëndrra e një dizajneri.
Aplikacioni është një version mobil i uebsajtet zhvilluar nga MyFonts dhe arrin të njohë thuajse çdo tekst sapo të drejtoni kamerën e telefonit së bashku me variacionet e tij.
Gjithashtu përmes aplikacionit mund të blini tekstet përmes MyFont e madje ti ndani në rrjetet social.
Sipas dizajnerit UX pranë MyFonts, Seah Chickering, aplikacioni mund të identifikojë 130,000 tekste me ndihmën e inteligjencës artificiale.
Versioni më i fundit i aplikacionit mund të identifikojë disa lloje tekstesh në një imazh të vetëm.
Aplikacioni e bën më të lehtë punën e një dizajneri apo çdokujt që dëshiron të mësojë llojin e një tekstit të përdorur në uebsajte por edhe printime. Janë disa uebsajte të cilat njohin llojet e teksteve si Matcherator dhe WhatFontIs por kjo është hera e parë që shohim një aplikacione të dedikuar.
Përdoruesit në ProductHunt kanë lënë përshtypje të mira dhe pozitive për aplikacionin por duhet kohë përpara se të vlerësojmë suksesin e tij. /PCWorld Albanian