UP me projekte digjitale që synojnë orientimin e studentëve në karrierë dhe punësim

E publikuar: 01/11/2017 08:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
universiteti-i-prishtines-2014

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me USAID përmes programit për Transformimin e Lidershipit kanë lansuar të martën dy projekte, Databazën për Qendrën e Karrierës në Universitetin e Prishtinës (e-karriera) dhe Rrjetin Alumni, shkruan sot Koha Ditore.

Platforma e parë synon të ndihmojë në informimin e studentëve dhe të diplomuarve në kohë reale me informata të rëndësishme për karrierën e tyre profesionale.

Ndërkaq, themelimi i Rrjetit Alumni (Rrjeti i të diplomuarve të Universitetit të Prishtinës) është një mundësi që u ofrohet të diplomuarve të UP-së për shkëmbimin e përvojave me qëllim që të promovojë ekzistencën dhe punën e tyre.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Marjan Dema ka deklaruar se me këtë projekt, Universiteti i Prishtinës shënon një hap të rëndësishëm të digjitalizimit të shërbimeve për edukim, zhvillim dhe orientim në karrierë.