Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se Komisioni i Financave ka rikthyer 11 milionë euro në buxhetin e shëndetësisë për sivjet, të cilat ishin hequr nga Fondi i Sigurimeve.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku, kryetar i Komisionit Parlamentar për Financa, ka thënë se parat e rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe për shërim jashtë vendit.
“Kur don e insiston edhe ja del. Në Komisionin të cilin e udhëheq, sapo i rikthyem 11 milonët e hequra nga Fondi i Sigurimeve në buxhetin e shëndetësisë për këtë vit”, ka shkruar Abdixhiku.
“Këto para të rikthyera do të shërbejnë për barna falas ndaj pacientëve dhe shërim jashtë vendit – e rëndësishme për shumë jetë. Falenderoj anëtarët e Komisionit e Ministrinë e Financave për mirëkuptim. Pra qenka e mundshme”, ka shkruar ai.

















