43% e qytetarëve votuan deri në orën 19:00

E publikuar: 22/10/2017 19:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në zgjedhjet e sotme lokale, deri në orën 19:00 kanë dalë për votim 43 për qind e qytetarëve.

Këtë e bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes faqes së tyre zyrtare.

Zyrtarë të KQZ’së më herët kanë thënë se deri në këto orë procesi i vendvotimeve ishte në rregull.

KQZ-ja bëri të ditur se konferenca e radhës kur do të flitet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe mbylljen e qendrave votuese, do të bëhet në orën 20:00. /Express