Gazetari Valon Syla, konsideron se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhjet e sotme lokale, është pakënaqësi ndaj ofertave të kandidatëve të tyre të cilët pretendojnë të udhëheqin komunat.
Tutje në edicionin special të Zgjedhjeve Lokale, Syla ka deklaruar se ideja e Kryetares së Komisionit qendror Zgjedhor, Valdete Daka, për ta tërhequr balotazhin për kryetar komunash, kursen vendin nga disa pazare politike të cilat bëhen gjatë periudhave të tilla, njofton Klan Kosova.
”Pjesëmarrja e ulët nënkupton pakënaqësi ndaj ofertës ndaj kandidatëve”.
”Ideja e zonjës Daka, na kursen për disa pazare politike që ndodhin në balotazh” shprehet Syla.
”Ka raste kur dhe është përmbysur rezultati për shkak të disa pazareve politike që janë bërë mes tyre se sa që ka pasur demokraci të vërtetë”.
”Në disa raste balotazhi duhet të hiqet por duhet të shihet diferenca se si të vlerësohet një përfaqësim efektiv”.
Syla, po ashtu ka shprehur kritika ndaj sistemit zgjedhor në vend, pasi sipas tij 30 ditë fushatë, janë shumë për ofertat e kandidatëve që garojnë në zgjedhje lokale, pasi shumë nga problemet e komunave veçse janë të njohura në vend, njofton Klan Kosova.
”30 ditë fushatë janë shumë sidomos për një vend si Kosova”.


















