Në fokus nuk është më veprimtaria, por pamja e jashtme… dhe operacionet plastike. Disa i kanë pranuar, disa jo, e disa të tjerë thjesht nuk kanë bërë!
Aktorja e re, por premtuese, Anna Lika ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës, ku e pyetur pse ka fshirë të gjitha fotot e vjetra në Instagram, Anna ka treguar se me ndryshimin e look-ut erdhi edhe fshirja e fotove.
Ndërkohë Thumb-i ka shkuar më tej duke e pyetur nëse ka bërë operacione plastike, përgjigja e së cilës ishte: “Po, kam bërë! Hundën dhe buzët!”.
Pra, më në fund erdhi dikush që nuk e ka aspak kompleks të pranojë diçka të tillë! Epo, bravo Anna! /Blitz.al/


















