AKR mban tubime zgjedhore në Obiliq dhe në Viti

E publikuar: 07/10/2017 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kuadër të Fushatës elektorale për Zgjedhjet Lokale 2017, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur sot tubim me qytetarë në Komunën e Obiliqit dhe të Vitisë.

Tubimi solemn i ceremonisë hapëse të Fushatës në Obiliq, ishte i mbushur me përkrahës të shumtë të AKR-së, të cilët kishin ardhur ta mbështesin kandidatin për kryetar të Obiliqit, Shemsedin Hashani.

Në tubim i pranishëm ishte edhe Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili theksoi se qytetarët janë ata që vendosin për të ardhmen e tyre. ”Jeni banorë të një komune që e furnizon gjithë Kosovën me energji elektrike, e në anën tjeter ju vuani nga mungesa e saj”, Pacolli ka folur edhe për ajrin e ndotur dhe rrezikun nga sëmundjet të cilat shkaktohen nga këto ndotje. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të refloktojnë dhe t’i japin mundësinë kandidatit Hashani që t’a zbatojë programin e AKR-së për komunën e Obiliqit.

Kandidati i partisë për kryetar të Obiliqit, Shensedin Hashani, u zotua se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve të Obiliqit, duke shtuar se do të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e problemit me energji elektrike, me ujë, e me e ajrin e ndotur.

Ndërsa sot gjatë ditës, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur tubimin hapës të Fushatës edhe në Komunën e Vitisë, ku është bërë prezantimi i listës së kandidatëve për asamble komunale.

Në këtë tubim, të pranishmit me një fjalë rasti i përshëndeti Presidenti i partisë Behgjet Pacolli, i cili para qytetarëve tha se AKR është parti liberale demokrate, e cila synon zhvillimin ekonomik të Kosovës. I pari i AKR-së u zotua se asamblesitët e Aleancës Kosova e Re, do të angazhohen maksimalisht për qytetarët dhe se do t’i përfaqësojnë ata denjësisht. Të pranishëm në tubime ishin edhe Albena Reshitaj ministre e ambientit dhe planifikimit hapsinor, sekretari i përgjithshëm i partisë Vesel Makolli, eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi si dhe përfaqësues të tjerë të AKR-së nga qendra.