Këngëtarja shqiptare dedikim "frymëmarrjes" së saj, do ju prekë me këto fjalë!

E publikuar: 06/10/2017 20:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo ka qenë për disa edicioni rresht pjesë e jurisë në “The Voice of Albania” ku përmes tipit të saj të çlirët publiku shqiptar u bë edhe më i dashur me të. E martuar në Tiranë, Bektashi i ka dedikuar këtë herë disa fjalë nënë vajzës së saj, e cila ka festuar 19-vjetorin e lindjes.

Alma e ka quajtur të bijën “frymëmarrje” dhe “jetë”. “Zemra ime, frymemarrja ime, jeta ime gezuar 19 vjetorin. Uroj qe cdo deshire, cdo enderr e jotja te realizohet ashtu sic ta do zemra jote e bukur dhe e bardhe. Te dua pa fund bebushe , Anisa Stafa,:-përfundon këngëtarja.

Gjithashtu ajo është edhe nënë e një djali. Nuk dihet se kur do t’i rikthehet muzikës apo ndonjë formati televiziv këngëtarja e cila njihet edhe për shprehjen gazmore “Hajde tek Alma”, me të cilën ftonte konkurrentët e talent show “The Voice” për të qenë pjesë e skuadrës së saj./Gazeta Express/